
DYQANI DIXHITAL DIBËR
Zbuloni dhe blini fotografi dhe video profesionale nga ajri. Pamje unike të Dibrës, Peshkopisë, fshatrave dhe natyrës shqiptare.
Katalogu i Materialeve
Licencat e Materialeve Digjitale
Çdo fotografi dhe video shitet me licencë të qartë sipas nevojave tuaja: personale, biznesi apo komerciale.
Licencë Personale
Përdorim privat dhe jofitiprurës
Çfarë përfshihet:
- Përdorim për sfond ekrani (wallpaper), printime personale dhe korniza familjare.
- Ndarje në rrjete sociale personale pa sponsorizim.
- Skedar origjinal me rezolucion të lartë.
Kufizimet:
- •Nuk lejohet rishitja ose shpërndarja e skedarit.
- •Nuk lejohet përdorimi në reklama apo faqe biznesi.
Licencë Biznesi & Sociale
Për promovim biznesi dhe rrjete sociale
Çfarë përfshihet:
- Përdorim në faqen zyrtare të NJË biznesi dhe profilet e tij në rrjete sociale.
- Materiale promovuese të printuara (broshura, postera, katalogë të brendshëm).
- Nuk kërkohet përmendje e autorit (kredi).
Kufizimet:
- •Nuk lejohet rishitja apo nënlicencimi i materialit bruto.
- •Nuk lejohet transmetimi televiziv apo filma me metrazh të gjatë pa marrëveshje.
Licencë Tregtare & Mediatike
Fushatat e mëdha dhe agjencitë
Çfarë përfshihet:
- Përdorim në fushata publicitare digjitale, portale mediatike dhe transmetim televiziv.
- Lejohet përdorimi nga agjenci kreative për projekte të klientëve.
- Rezolucion maksimal 4K / RAW dhe të drejta të plota komerciale në produktin përfundimtar.
Kufizimet:
- •Nuk lejohet rishitja e pavarur e skedarit bruto në platforma të tjera stock.
- •Nuk transferohen të drejtat ekskluzive të autorësisë.
Procedura e thjeshtë
Si Blihet në Dyqanin Dixhital
Gjashtë hapa të thjeshtë nga përzgjedhja e pamjeve deri te marrja e skedarëve me cilësi maksimale.
Zgjedh fotografinë ose videon
Shfletoni katalogun sipas zonës, tematikës ose rezolucionit dhe zgjidhni materialin e dëshiruar.
E shton në shportë
Zgjidhni licencën e përshtatshme (personale, biznesi ose komerciale) dhe vendosni artikullin në shportë.
Plotëson emrin, mbiemrin, emailin dhe telefonin
Në arkë nuk nevojitet adresë fizike dërgese; kërkohen vetëm të dhënat tuaja të kontaktit për dërgimin e porosisë.
Merr udhëzimet e pagesës me transfertë bankare
Pas regjistrimit të porosisë, ekrani dhe emaili juaj shfaqin numrin e llogarisë bankare dhe kodin e referencës.
Ne kontrollojmë pagesën në bankë dhe e konfirmojmë
Sapo fondet mbërrijnë në llogarinë tonë bankare, stafi i Dibra Real Estate konfirmon porosinë brenda ditës.
Merr skedarin origjinal
Fotot shkarkohen direkt nga faqja e porosisë suaj; videot 4K dërgohen me link privat dhe të sigurt në email.